Tejkalohet problemi i mbiemrit “maqedonas”! Një hap përpara pas takimit të historianëve?

 Një hap përpara apo vetëm një takim teknik zyrtar? Takimi i djeshëm i historianëve maqedono-bullgarë, edhe pse ishte në nivel teknik dhe përmes videos, megjithatë interpretohet si përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis të dyja vendeve. Dje, kryetarët e komisioneve të të dyja palëve mbajtën onlajn takim, të shoqëruar nga tre anëtarë të tjerë të ekipeve të tyre. Epilogu ishte – një procesverbal i harmonizuar plotësisht dhe një pjesërisht, brifojnë burimet e Komisionit. Ata konfirmojnë se historianët kanë arritur marrëveshje për përdorimin e mbiemrit “maqedonas”.

Marketing

“Takimi ishte teknik. Arritëm plotësisht ta harmonizojmë procesverbalin nga mbledhja e 9-të dhe pjesërisht ta harmonizojmë atë të mbledhjes së 10-të. Por, ky procesverbal duhet finalizuar. Tërësisht e tejkaluam përdorimin e kontestueshëm të mbiemrit MAQEDONAS. U dakorduam që në të ardhmen ne në shtëpi ta përdorim mbiemrin MAQEDONAS, ndërsa pala bullgare këmbëngul në parimet e Marrëveshjes së Prespës. Në fakt, Bullgaria këmbëngul gjatë emërimit të entiteteve, temave, organeve të financuara nga shteti, të përdoret emërtimi RMV. Ne, në terrenin tonë në raste të tilla do ta përdorim mbiemrin MAQEDONAS”, thonë nga Komisioni për Çështje Historike të RMV-së.

Mbiemri MAQEDONAS përdoret në histori, thonë nga Komisioni për Çështje Historike. Nga atje, bëjnë me dije se të dyja palët kanë rënë dakord që të citohen të gjitha deklaratat e anëtarëve të Komisioneve, me çka, siç shtojnë, mbrohen të gjitha qëndrimet tona dhe ato të Bullgarisë.
Ata mbesin optimistë se do të mbahen takimet e ardhshme të rregullta më 25 dhe 26 shkurt, kurse deri atëherë do të punojnë në procesverbalet që kanë dalë nga takimi i 10-të dhe 11-të. Epilogu i suksesshëm, siç vlerëson komisioni ynë, pasoi pas takimit të fundit në dhjetor. Rikujtojmë se takimi që u organizua në dhjetor në formë online nuk dha asnjë rezultat, por vetëm “shkëndija” nga të dyja palët.

“Duke e bllokuar nënshkrimin e procesverbalit, aktualisht kemi dy takime pa procesverbale. Kjo në një mënyrë e vë në dyshim punën tonë, sepse pa një dokument i cili do të pasqyrojë qartë se cilat diskutime janë zhvilluar, cilat vendime janë marrë, gjërat me të vërtetë duken disi të pasigurta dhe tregojnë për mungesë dëshire për të punuar më intensivisht dhe me më shumë rezultate. Qëndrimi i ri i kolegëve tanë është pjesë e një marrëdhënie politike, e një bindjeje për ta diskredituar Bullgarinë dhe pozitat e shtetit”, u shpreh Angell Dimitrov – Kryetar i Komisionit të Bullgarisë.

“Sipas kolegëve bullgarë, përdorimi i mbiemrit “maqedonas” është thuajse tërësisht i kufizuar nga ana e tyre pavarësisht asaj se si është shkruar në atë marrëveshje dhe si interpretohet marrëveshja nga ana jonë. Më duhet të them se kjo ishte futur në punën e Komisionit pas takimit të gjashtë dhe kolegët bullgarë filluan ta praktikojnë këtë, pa e ndarë me ne paraprakisht këtë gjë”, u shpreh Dragan Gjorgiev – Kryetar i Komisionit të RMV-së.

Takimi i fundit onlajn zgjati gati pesë orë. Ndryshe, në planin për këtë vit është planifikuar të mbahen pesë takime të komisionit maqedono-bullgar. Anëtarët, në periudhën e kaluar u pajtuam për pjesën e teksteve shkollore të historisë në të dyja vendet, por jo edhe për çështjen e Goce Delçevit. Sërish u ngrit çështje e Mbretit Samuil, edhe pse mendohej se ishte mbyllur.

Marketing