Teksas, Tevdovski në “Bush School of Government” do të flasë për përparimin e vendit

Ministri i Financave Dragan Tevdovski sot do të flasë në “Bush School of Government and Public Service”, në Universitetin A&M në Teksas. Bëhet fjalë, kumtojnë nga Ministria e Financave, për një prej shkollave më të vlerësuara në SHBA për administratën publike, marrëdhënie ndërkombëtare dhe politikë të jashtme.

Marketing

Tema në të cilën do të mbajë fjalim Tevdovski ka të bëjë me progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pse ai është i rëndësishëm për Perëndimin. Në kuadër të temës – se si vendi i burimit të jostabilitetit mund të jetë shembull pozitiv për zgjidhjen e konfliktit, ministri do t’u referohet edhe sfidave për shfrytëzimin e momentit të volitshëm për t’u rritur zhvillimi ekonomik dhe ngritja e standardit.

“Bush School of Government” fjalime dhe ligjërime kanë mbajtur guvernatorët, kongresistët, senatorët, ambasadorët dhe profesorë të njohur universitarë.Prandaj kjo është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e vendit tonë, si dhe reformat dhe rezistencat që i bën në drejtim të integrimeve euroatlantike dhe zhvillimeve ekonomike.