Tekstet shkollore, MASH: Shpërndarja në bazë të kërkesave

Viti shkollorë për filloristët nga klasa e pare në klasën e 9 në përgjithësi startoi me mungesë furrnizimi prej dy javëve me libra shkollore, ndërsa me komplete të reja të librave pati mungesë për klasat e para deri në të tretën. Ekipi I TVM2 vizitoi shkollën Fillore Adem Jashari.

Marketing

Atje autoritetet e shkollës na njoftuan se ka pasur vonesë në distribuimin e librave por tani nxënësit janë pajisur me libra të rinj. Sipas mësimdhënëses Farije Thaci, edhe më tej mungon lënda “Njohja e Mejdisit” andaj mësimi në këtë lëndë zhvillohet përmes sqarimeve dhe bisedave me nxënësit.

“Librat kryesore gjuha shqipe, matematika, shkencat, para 3 ditëve kanë ardhur ndërsa tani për tani mungon njohja e mjedisit. Mësimin e zhvilloj me libër të klasave nga viteve paraprake, bisedoj me nxënësit ata punojnë vetë, kur do furrnizohemi me këtë libër nuk e di” – tha mësuesja, Farije Thaçi.

Nxënësit por dhe prindërit thonë se përveç “Njohjes së Mjedisit” mungon edhe libri i “Gjuhës Shqipe” dhe Fletorja e Punës nga lënda e Matematikës, të cilët janë detyruar ti fotokopjojnë që të mund të mësojnë në vazhdimësi.
“Neve na ka munguar Gjuha Shqipe, Matematika, e kemi fotokopjuar prej 400 denarë është bërë lirim në 120 den”.

“Jemi detyruar ta fotokopjojmë sepse e kemi pasur librin e grisur dhe kemi fotokopjuar lëndën e gjuhës shqipe”.
“E dëgjojmë mësuesen dhe shkruajmë në fletë na mungon lënda, Njohja e Mjedisit” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga ana jonë.

“Javën e parë janë vonuar tash fëmijët i kanë librat”.
“Nuk e di për probleme teknike të klasave tjera por për klasën e dytë dhe tretë fëmijët e mi nuk kanë pasur problem” – thanë disa prind të anketuar nga TVM2.

Lidhur me pyetjen drejtuar Ministrisë së Arsimit, se pse ka pasur vonesë në distribuimin me kohë të librave në shkolla, prej atje thonë se çështja e menaxhimit me tekstet shkollore u takon eksluzivisht shkollave.

“Në çdo shkollë formohen komisione të posaçme që merren me grumbullimin e librave në fund të vitit shkollorë si dhe për shpërndarjen e tyre. Për numrin e nevojshëm të librave të rinj, shkollat bëjnë kërkesë të bashkangjitur me numrin e librave për secilën lëndë, dhe në bazë të kërkesave Ministria e Arsimit dhe Shkencës u kërkon Shtëpive Botuese të bëjnë shtypjen dhe shpërndarjen e librave në shkolla”.

Marketing