Teleferiku në Vodno nesër nuk do të punojë deri në orën 12:00 për shkak të mbajtjes së “Stërvitjes alpiniste – Vodno 2019”.
“Ndërprerja kohore e punës së Teleferikut është për shkak të shfrytëzimit të objektit për nevojat të stërvitjen që do të mbahet në kuadër të aktiviteteve me rastin e Ditës së policisë, ndaj të cilës me mbështetje logjistike do të përfshihet edhe NTQ ‘Shkup’ si subjekt i cili ekonomizon me Teleferikun”, thuhet në kumtesën e NTQ “Shkup”.
Autobusët që qarkullojnë drejt Vodnos së Mesme do të drejtojnë përmes itinerarit të zakonshëm.