Telefoni mobil i vozitësit jepet në ekspertizë

Telefoni mobil i Mane Trifunovski i cili ishte vozitësi i autobusit që para dy ditëve humbi kontrollin dhe dli nga rruga ku humbën jetën 14 persona i është dorëzuar Prokurorisë ku do të kontrollohet nëse ka qenë në përdorim gjatë aksidentit.

Marketing

Prokuroria përmes listimeve nga operatori mobil do të kontrollojë thirrjet dhe përdorimin e internetit nga mobili.
Informacionet e para nga hetimi i deritanishëm janë nga tahografi i vendosur në autobus, se para se të del nga autostrada ka vozitur me shpejtësi mes 80 dhe 85 kilometra në orë.

Inxhinierët e makinerisë do të kontrollojnë nëse pajisja për matjen e shpejtësisë ka qenë në gjendje rregull para se të ndodhë aksidenti.

Trifunovski ishte në bisedë informative në polici, ndërsa analiza nga gjaku dhe urina kanë treguar se nuk ka pasur prezencë të alkoolit dhe droggës.
Përmes dëshmive të udhëtarëve të mbetur gjallë do të analizohet nëse ka biseduar me ndonjërin në autobus ose diçka tjetër i ka marrë vëmendjen.