Telegram lançoi ditën e Marte një përditësim të ri për aplikacionet mobile dhe ueb. Përditësime përmban veçori të reja për bisedat zanore, pagesat dhe madje prezantoi dy ueb aplikacione të rimodeluara.
Lajmin për përdorimin kompania e dha në Telegram Blog. Një prej ndryshimeve të para është mundësia për të skeduluar bisedat zanore ku ju vendosni një datë dhe orë specifike për telefonatën.
Nëse jeni administrator i një grupi kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të vënë në dijeni të gjithë anëtarët e grupit për bisedën paraprakisht. Kur biseda zanore të jetë duke filluar, përdoruesit do të marrin një njoftim.
Telegram gjithashtu zbuloi miniprofilet për bisedat zanore. Gjatë një thirrjeje përdoruesit mund të shohin profilet e atyre që po komunikojnë pa pasur nevojë të mbyllin dritaren e thirrjes. Kështu e kanë më të lehtë të identifikojnë me kë po flasin.
Ky version i fundit i Telegram sjell Payments 2.0, sistemin e përmirësuar të pagesave. Shitësit mund të marrin pagesa pa u larguar nga bisedat dhe aplikacioni. Strite, Sberbank, Tranzoo dhe Payme janë disa prej përpunuesve të pagesave që Telegram mbështet.
Së fundi Telegram bëri të disponueshëm dy versione të Telegram për ueb të cilët mund ti provoni në këto lidhje: Telegram Web K dhe Telegram Web Z. /PCWorld Albanian