Telekomi i Maqedonisë” do t’i automatizojë sistemet për pagesë në bashkëpunim me “Stounbrenç”

Njëri prej provajderëve udhëheq botërorë të zgjidhjeve dinamike për automatizimin e It-sektorit, “Stounbrenç” amerikan kumtoi se “Telekomi i Maqedonisë” e ka përzgjedhur këtë kompani për menaxhim dhe automatizim të aplikacioneve për mbështetje të fakturimit dhe pagesës në kohë reale, lidhje mes vete, parandalim të mashtrimeve dhe meditim gjatë pagesës, njoftoi portali i specializuar “PRNjuzvajr”.

Marketing

Nënkryetari i “Stounbrenç”, Sebastiojano Mion, për portalin deklaroi se janë të kënaqur për shkak të asaj që si partner të tyrin do ta kenë ekipin e “Telekomit të Maqedonisë”.

Drejtori i sektorit në “Telekomin e Maqedonisë”, Mirosllav Jovanoviq në një deklaratë për portalin thotë se ky bashkëpunim ka të bëjë për përpjekjet e operatorit për digjitalizim dhe inovacione me qëllim që të sigurohen shërbime më të mira të klientëve