Telekomi i Maqedonisë: Fushata “Vera e gëzimit” përfundon me përvojë virtuale

Telekom Electronic Beats e zgjeron botën virtuale të Roblox-it dhe e prezenton “Pyllin lundrues”
 Elemente të reja për lojën dhe muzikë ekskluzive nga dixhej Xhejda Xhi
 Deri më tani ky është zgjerimi i tretë i Beatland i Telekom Electronic Beats

Marketing

Fushata e Dojçe Telekomit “Vera e gëzimit, rinisë dhe lirisë” përfundon me “Pyllin lundrues” – një përvojë virtuale e klubit Roblox në “Beatland”. Qëllimi është t’u ofrohen abonuesve elementë të rinj të lojës dhe një koncert ekskluziv me Xhejda Xhi, dixheje dhe bashkëpunëtore e “Verës së gëzimit”.

Skena virtuale për vallëzim është disejnuar në mënyrë speciale për performancën e Xhejda Xhi dhe i fton lojtarët të jenë kreativë dhe t’i miksojnë këngët e tyre për vizitorët në Beatland. “Pylli lundrues” çdo javë gjatë muajit të ardhshëm do të publikojë aktivitete “të gjelbra” siç janë pyllëzimi, grumbullimi i farave dhe mbetjeve.

Si shpërblim, lojtarët do të marrin artikuj Verch (artikuj të tregtisë virtuale) për t’u regjistruar për pjesëmarrje në ngjarjen e Xhejda Xhi. Koncertet ekskluzive pop-ap të dixhejve do të zhvillohen nga 29 shtatori deri më 1 tetor. Çdo performancë do të zgjasë rreth 20 minuta dhe do të jetë e disponueshme në mbarë botën.

Tregimi i suksesshëm për Bitlend
Nga lansimi i suksesshëm në prill të vitit të kaluar, Beatland i ka mbi 17 milionë vizitorë. Sot. Rreth 10.000 abonues në ditë e vizitojnë klubin dhe mbeten në mesataren rreth njëmbëdhjetë minuta.

Xhejda Xhi
Producentja kanadeze e haus muzikës, dixhej, aktiviste ekologjike dhe imazhi i fushatës aktuale të Dojçe Telekomit “Vera e gëzimit”, Xhejda Xhi u nominua në edicionin e 63-të të çmimeve Gremi për këngën e saj „Both Of Us“. Para ca kohësh e editoi albumin e dytë „Guy“ përmes Ninja Tune.

“Vera e gëzimit, rinisë dhe lirisë“
Performanca virtuale e Xhejda në Beatland është pjesa e fundit e fushatës së Dojçe Telekomit të fokusuar në Gjeneratën Z: “Vera e gëzimit, rinisë dhe lirisë”. Përmes kësaj fushate, Dojçe Telekomi e tregon mbështetjen e saj për gjeneratën më të re, duke i ofruar atyre përvoja të jashtëzakonshme muzikore në të gjithë Evropën.

Fushata “Vera e gëzimit” mundëson qasje në disa prej festivaleve më të njohura në Evropë, siç janë Colours of Ostrava (Çeki), Ohrid Calling (Maqedoni), festivali INOTA (Hungari) dhe shumë të tjera. Gjithashtu, siguron qasje në një numër të madh ngjarjesh ekskluzive në qiell të hapur dhe mbrëmje të klubit të organizuara nga programi muzikor ndërkombëtar Electronic Beats.

Dojçe Telekom SHA