Makedonski Telekom i hap dyert për studentët që kanë ambicie dhe dëshirë për rritje dhe zhvillim personal në fushën e transformimit dixhital.
Programi Smart Start është një sfidë dhe mundësi për studentët më të mirë për të filluar zhvillimin e tyre profesional dhe përvojën praktike me teknologjitë më të fundit nën udhëheqjen e profesionistëve të lartë nga Makedonski Telekom.
Programi dedikohet për studentët e vitit të dytë deri në fund të studimeve të tyre deridiplomike, si dhe për pasuniversitarët nga fakultete paraprakisht të zgjedhura teknike, IT dhe ekonomike nga vendi. Studentët e rinj do të kenë mundësinë t’i plotësojnë njohuritë e tyre akademike me përvojë praktike në fushat e ekonomisë, marketingut, biznesit elektronik, analitikës së të dhënave, menaxhimit me produkte dhe fusha të tjera të biznesit.
Të interesuarit mund të aplikojnë për një ose më shumë nga 11 projektet e ofruara, mes të cilëve: Realiteti i argumentuar dhe virtual, optimizimi i zgjidhjeve për qytet inteligjent, Telekom IT lab… Aplikimi fillon më 8 Mars përmes aplikacionit onlajn në ueb-faqen e Makedonski Telekom , kurse kandidatët e zgjedhur do të dihen në fillim të muajit të ardhshëm.
Krijimi, por edhe mbajtja e kuadrit cilësor për vite me radhë është një nga problemet më të mëdha në vendin tonë. Makedonski Telekom përmes iniciativës Smart Start do t’u japë shans të rinjve për të filluar zhvillimin e tyre profesional përmes punës praktike në kompani që është lider në industrinë e saj dhe ku rritja dhe zhvillimi i punonjësve në epokën e re dixhitale ka vend prioritar.
Kyçuni në sfidën Smart Start dhe fitoni mundësinë për të përdorur platforma të larta për mësim dhe zhvillim dhe të jeni pjesë e procesit të dixhitalizimit.
Më shumë informacione në: www.telekom.mk ose përmes kyçjes në grupin e Facebook.