“Telekomi i Maqedonisë” prezanton rrjetin 5GAlsat

Në qendër të Shkupit, “Telekomi i Maqedonisë” ka prezantuar rrjetin e parë 5G. Teknologjia më e fundit u testua në kushte reale ndërsa leverdi nga ky avancim do të ketë e tërë shoqëria, sidomos abonentët. Me miratimin e kësaj teknologjie, do të krijohen kushte për zhvillimin e fushës informatike- teknologjike dhe për zhvillim ekonomik të vendit. Do të ndryshojë mënyra se si funksionon shoqëria kurse dobitë do të vërehen në mjekësi, arsim dhe sektorin e biznesit.

Marketing

Sot për herë të parë pas një periudhë intensive të përgatitjeve, në situatë kur vitin e kaluar kishim prezantim të suksesshëm laboratorik, sot prezantuam 5G në kushte reale. Në një mjedis në qendër të qytetit, të rrethuar me shumë ndërtesa që nuk janë të përshtatshme për sigurim të sinjalit dhe mbulim, arritëm shpejtësi nga mbi 1 giga bit”-theksoi Nikolla Ljushev, drejtor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.

Agjencia e Komunikimeve Elektronike në kuadër të obligimeve dhe detyrimeve të veta i përgatiti spektrin e frekuencave që do të duhet të ndahen në të ardhmen në përputhje me strategjinë. Vitin e ardhshëm Agjencia do t’i publikojë tenderët për shpërndarjen e frekuencës 5 G dhe presim që operatorët me këtë do të pajisen me mundësi për implementim të kësaj teknologjie”-tha Sasho Dimitrioski – drejtor i AKE-së.