Telekomi i Maqedonisë vazhdon me rritjen dhe fokusimin tek investimet në teknologjitë e reja në tre muajt e parë të vitit 2023

Në kuartalin e parë të vitit 2023 Makedonski Telekom vazhdoi me rritje stabile në të gjitha segmentet, me fokus në teknologjitë e reja dhe rritjen e numrit të abonuesve në të gjitha segmentet. Të ardhurat e shitjes janë rritur për 3,7 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe janë 2,9 miliardë denarë.

Marketing

Për dallim nga viti 2022 kur fitimi operativ para interesit, tatimimit dhe amortizimit (EBITDA), shënoi ulje, në tre muajt e parë të vitit 2023 është rritur për 5,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Edhe fitimi neto shënon rritje prej madje 33,2 për qind.

Përhapje intensive e rrjetit optik

Me fokus në përhapjen intensive të rrjetit optik, gjithnjë e më shumë rritet numri i qasjeve optike në vend. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, Telekomi e rriti numrin e qasjeve në optikë për 11 për qind dhe tani është 281 mijë. Në mars, numri i abonuesve në optikë i tejkaloi 100.000. Këtë vit planifikohet migrim masiv i abonuesve nga bakri në optikë në pjesën më të madhe të kryeqytetit si edhe në të gjitha pjesët e shtetit ku ka mbulim optik.

Vazhdon përhapja e rrjetit 5G, i cili tani është në dispozicion në 27 qytete dhe rrethinën e tyre.

Investime në teknologjitë e reja do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

Lidership në treg dhe rritje të numrit të abonuesve

Numri i abonuesve ka vazhduar të rritet në tre muajt e parë të vitit 2023 në të gjitha segmentet. Mbetemi lider në tregun e TV-së me pjesëmarrje prej 33,6 për qind dhe rritje prej 1,2 për qind ose 148 mijë abonues.
Numri i abonuesve të internetit me shtrirje të gjerë është rritur për 2,8 për qind dhe është 204 mijë, ndërsa numri i përgjithshëm i qasjeve në internet gjithashtu u rrit për 2,8 për qind.
Në komunikimet celulare, baza e abonuesve është rritur për 3,3për qind, me çka numri i abonuesve arriti 1,25 milionë. Në telefoninë fikse, mbetemi në pozitën e liderit me pjesëmarrje prej 61,2 për qind dhe 224 mijë shfrytëzues.