Shpejtësi superiore, mbulim më të mirë dhe cilësi më të mirë e rrjetit
Makedonskin Telekom e mori çmimin prestigjioz Ookla® për rrjetin më të mirë celular bazuar në të dhënat e Speedtest Intelligence® që i referohen shpejtësisë superiore të rrjetit celular, mbulimit më të madh në territorin e Maqedonisë dhe cilësisë më të mirë të rrjetit.
Çmimet Speedtest AwardsTM të Ookla® janë reflektim i performancave reale të rrjetit dhe i vërtetojnë shpejtësinë dhe mbulimin e internetit. Kjo mirënjohje internacionale u jepet operatorëve me performancë të jashtëzakonshme, bazuar në testet e iniciuara nga abonuesit, të cilat vërtetohen nga aplikacionet Speedtest®.
Rezultatet që e konfirmojnë se rrjeti i Telekomit është më i miri në test i referohen gjysmës së parë të vitit 2023*.
Për mbulimin më të mirë janë analizuar 50.530 lokacione në mbarë Maqedoninë. Makedonski Telekom ka mbulimin më të mirë, Coverage Score prej 796, që është rezultati më i lartë në krahasim me konkurrencën.
Për sa i përket shpejtësisë së rrjetit, janë kryer 83.786 testime në 19.580 pajisje të abonuesve të të gjitha rrjeteve celulare. Sipas këtyre të dhënave, rrjeti i Telekomit është gjithashtu më i shpejti me një rezultat Speed ScoreTM prej 116.51.
“Ky çmim është një konfirmim i përkushtimit tonë për të investuar në rrjetin më bashkëkohor dhe më të mirë. Dhe motivi ynë është t’u ofrojmë abonuesve shërbime më të mira dhe lidhje të vazhdueshme gjithmonë dhe kudo. Zhvillimi i rrjetit dhe teknologjive bashkëkohore është strategji e jona, ndërsa ne edhe më tej do të vazhdojmë të fokusohemi jo vetëm në ruajtjen e cilësisë, por edhe në zgjerimin e kapaciteteve të infrastrukturës sonë. Vetëm kështu do t’i plotësojmë kërkesat e kohës së re, do të kemi abonues të kënaqur dhe do të jemi forca lëvizëse e digjitalizimit të shoqërisë” – tha Maja Millosavlevska Naumovska, Drejtoreshë kryesore për teknologji dhe TI.
Kjo është edhe një mirënjohje për Makedonski Telekomin, i cili, sipas abonuesve, me vite është operator telekomunikues që ofron shërbime të cilësisë më të lartë (siç tregojnë hulumtimet “Perceptimi i operatorëve telekomunikues”, që i realizon IPSOS).
Superioriteti i rrjetit të Makedonski Telekomit është rezultat i investimit afatgjatë dhe strategjik, zgjerimit dhe modernizimit. Vetëm vitin e kaluar janë investuar mbi 70 milionë euro në zhvillimin e rrjetit, zbatimin e teknologjive më të reja dhe në investime të tjera kapitale.
Edhe këtë vit, vazhdojmë me një fokus të fortë investimi, me 15 milionë euro investime kapitale shtesë vetëm në gjysmën e parë të vitit. Telekomi e vendosi rrjetin 5G vitin e kaluar dhe deri në fund të këtij viti do t’i mbulojë 70% të popullsisë, dhe kapaciteti 4G është rritur deri në 70%. Edhe rrjeti optik i Telekomit është më i madhi në vend. Telekomi vazhdon ta përforcojë pozitën prej lideri me zgjerim dhe investime intensive për të ofruar lidhje më të mirë dhe shërbim më cilësor për abonuesit e tij.
*Vërtetuar me analizën e Ookla® për të dhënat e Speedtest Intelligence® për Q1-Q2 2023. Markat tregtare të Ookla përdoren me licencë dhe riprodhohen me leje.