Mediat franceze po i kushtojnë një vemendje jo të vogël ndeshjes së fundit të grupit mes Shqipërisë dhe Francës. Nëse e përditshmja sportive L’equipe i ka kushtuar sot plot 5 faqr takimit që luhet në stadiumin e ri në Tiranë, një nga emisionet më të vjetra dhe më të shikuara të futbollit Telefoot, që transmetohet çdo të dielë paradite e kishte transferuar studion e tij tek “Arena Kombëtare”. Aty ishin të ftuar përpos ish kampionit të botës Bixente Lizarazu edhe ish kapiteni i skuadrës sonë Lorik Cana. Për një orë me radhë ata kanë folur për këtë takim i cili francezëve u duhet për të siguruar vendin e parë në grup. Ndërsa Canaj ka shpjeguar vështirësitë e kombëtares shqiptare pas daljes më vete të reprezentacionit të Kosovës dhe se si Shqipëria ka kaluara nga stadi i një skuadre të dobët në atë të një ekipi mesatar në skenën europiane.
©Lapsi.al



Formacionet e Shqiperi Francë sipas L’equipe
Si gjithmone Edy Reja do te luaje me 5-3-2 ndersa Deshamp do te eksperimentoje per hete te pare formacionin 3-4- 3
