Televizioni shtetëror rus pretendon se “ka filluar Lufta e Tretë Botërore” (VIDEO)

“Operacioni special” i Kremlinit në Ukrainë ka marrë fund dhe “Lufta e Tretë Botërore” ka filluar, ka pohuar një spikere e televizionit shtetëror rus.

Marketing

Duke folur me shikuesit në emisionin e saj Rossiya-1, Olga Skabeyeva sugjeroi se Rusia tani po përballet me një situatë ku do t’i duhej të “çmilitarizonte” NATO-n, raporton uebsajti ukrainas i lajmeve “Ukraina World”.

“Ndoshta ka ardhur koha për të pranuar, ndoshta, se operacioni special i Rusisë në Ukrainë ka përfunduar. Në kuptimin që ka filluar një luftë e vërtetë. Për më tepër, është Lufta e Tretë Botërore”, tha ajo.

“Ne jemi të detyruar të çmilitarizojmë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë NATO-n”, shtoi ajo.

Javën e kaluar, ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, tha se vendit tani i duheshin armë të rënda për të luftuar efektivisht kundër pushtuesve rusë në Ukrainën lindore.

Kuleba, duke marrë pjesë në një sesion të drejtpërdrejtë pyetje-përgjigje me përdoruesit e Twitter, tha gjithashtu se bisedimet e paqes me Rusinë nuk po zhvillohen realisht.