Temperatura deri në 40°C, më pas shi, erë dhe breshër

Temperatura deri në 40°C, më pas shi, erë dhe breshër

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për sot parashikohet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here do të jetë më e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperaturat maksimale ditore do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, ndërsa DPHM ka aktivizuar alarm meteorologjik, me hartën e vendit të ngjyrosur në portokalli.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here do të jetë më e përforcuar nga drejtimi verior.

Sipas DPHM-së, nesër dhe pasnesër pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë kushte për mot të keq, me reshje më intensive brenda një kohe të shkurtër, erë të fortë dhe në disa vende edhe breshër.

Temperaturat do të pësojnë rënie për disa gradë.

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme moti pritet të stabilizohet, ndërsa temperaturat ditore do të shënojnë rritje graduale. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF