Temperatura deri në -92 gradë celcius, ky është vendi më i ftohtë në Tokë

Nëse mendoni se pak ajër i ftohtë dhe borë mund të forcojnë humorin tuaj për pushime, NASA thotë se e di destinacionin e përsosur për festimet e ftohta të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Marketing

“Po kërkoni vendin më të ftohtë për të kaluar festat e fundvitit?” pyeti agjencia hapësinore në një postim në Facebook ndjekësit e saj.

Dhe përgjigja ishte: “Nuk do të gjeni njeri tjetër atje, por vendi më i ftohtë që kemi gjetur në Tokë (me ndihmën e satelitëve) është një kreshtë e lartë në Rrafshnaltën Lindore të Antarktidës“.

Temperaturat në kreshtë mund të bien nën 135 (Fahrenheit), 92 gradë celcius nën zero në netët e dimrit.

“Vetëm sigurohuni që të visheni trashë”, shtoi me ironi NASA.