![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
Në ditët në vijim, moti do të jetë shumë i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe do të aktivizohet nivel portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.
Temperaturat e mëngjesit nesër do të lëvizin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 32 deri në 41 gradë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Në Shkup temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 40 gradë.
Në disa vende përgjatë Luginës së Vardarit temperatura do të tejkalojë 40 gradë.
Të hënën do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi perëndimor, ndërsa pasdite nga drejtimi verior I cili do të shkaktojë ulje të lehtë të temperaturave në pjesët veriore, ndërsa në pjesët jugore do të mbahen temperature të larta, informon DPHM.