Temperatura të ulëta të mëngjesit, në Berovë nën zeron

Në Berovë sot në mëngjes në orën shtatë temperatura ka arritur një gradë nën zeron, ndërsa në Mavrovë zero gradë Celsius. Një gradë është regjistruar në Lazaropole, dy në Manastir, tre në Dibër, Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Tetovë dhe Demir Kapi, katër në Ohër, Pretor, Prilep, Strumicë, Krushevë dhe Kumanovë. Pesë gradë ka arritur në Shkup – Zajçev Rid dhe Shtip, Gjevgjeli gjashtë, Vinicë tetë, ndërsa në Dojran dhjetë tregojnë matjet e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Marketing

Natën e kaluar moti ka qenë kryesisht i kthjelltë, me erë të lehtë nga drejtimi jugor. Në Strumicë ka paraqitje të mjegullës.

Sipas DPHM moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatar, nëpër lugina të caktuara me paraqitje të mjegullës në mëngjes. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej dy deri 10, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 21 gradë Celsius.

Prej nesër pasdite dhe të mërkurën do të mbizotëroj mot me reshje të shiut në disa vende më intensitet më të madh. Do të fryej edhe erë mesatare kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi juglindor. Reshje lokale do të ketë edhe të enjten. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri katër, ndërsa ajo e ditës deri 18 gradë Celsius.