Temperaturat e larta, grupi i famshëm anulon koncertin

Në Evropë po shënojnë temperature të larta.

Marketing

Grupi i zhanrit rock, Pearl Jam, është ndikuar nga ky i nxehtë, ku ka anuluar koncertin në Vjenë pasi njërit prej tyre iu krijuan probleme shëndetësore, transmeton Indeksonline.

“Për të gjithë ata që po prisnin një shfaqje të mrekullueshme të Pearl Jam sonte në Vjenë, ne ishim aty”, tha Pearl Jam në një deklaratë disa orë përpara se të dilnin në skenë. Megjithatë, për shkak të rrethanave ekstreme jashtë Parisit (nxehtësia, pluhuri dhe tymi nga zjarret), ka ndikuar tek zëri i këngëtarit, Ed Vedder. Ai ka vizituar mjekë dhe ka pasur trajtim, por deri më tani, kordat e tij vokale nuk janë rikuperuar. Si grup, na vjen shumë keq dhe jemi përpjekur të gjejmë opsione për të mbajtur koncertin. Na vjen shumë, shumë keq”, shkruan ata në Twitter.

Shkencëtarët kanë fajësuar ndryshimin e klimës për valën ekstreme të të nxehtit që po mbizotëron nëEvropë, ku si pasojë e kësaj janë shkaktuar zjarre në Francë dhe Spanjë./Indeksonline/