Temperaturat e larta, konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri arrin në 24.6 milionë KW

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh kanë çuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike.

Marketing

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi se është arritur shifra e 24.6 milionë KW.

Ajo tha se pavarësisht kësaj ngarkese, falë investimeve rrjeti i shpërndarjes dhe ai i transmetimit janë duke performuar në mënyrën më të mirë.

Po ashtu, zonja Balluku vlerësoi edhe kontributin e të gjithë skuadrave të cilat janë 24 orë në terren për të përballuar këto flukse maksimale./RTSH/