Temperaturat e larta, mjekët rekomandojnë kujdes gjatë vozitjes

Temperaturat kanë arritur prej dje, vlerat maksimale të verës dhe pritet që kështu të vazhdojnë gjatë gjithë gushtit.

Marketing

Mjekët me apel për kujdes, jo vetëm duke ndjekur rekomandimet e zakonshme, por edhe kujdes gjatë vozitjes së mjeteve motorrike, pasi shoferëve shpesh u bie koncentrimi gjatë temperaturave të larta duke u bërë shkaktarë aksidentesh

“Qytetarët të kujdesen, të marrin rregullisht terapinë mjekësore, rregullisht të fusin shumë lëngje në organizëm kjo ka rëndësi jo vetëm për të sëmurët por për të gjithë qytetarët. Apel për kujdes të shtuar gjatë orëve të nxehta gjatë drejtimit sidomos të motorëve por edhe të mjeteve të tjera automobilistike, sepse gjatë këtyre temperaturave të larta, koncentrimi I shoferëve ulet”, deklaroj një mjeke e urgjencës.

Marketing