Temperaturat e larta, qytetarët ankohen për mungesë të pishinave

Disa preferojnë pishinat për argëtim, disa për not më profesional, e disa të tjerë thjesht duan që të freskohen në temperaturat e larta.

Marketing

Po qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se Shkupit i mungojnë pishinat.

Parku i Ujit (Aqua park), një atraksion i qytetit që qytetarët zgjedhin për argëtim dukej kështu.. Fakti që në faqen e internetit shkruante se aktualisht është I hapur, qytetarët vinin dhe ktheheshin të dëshpëruar, kur shihnin se nuk po punonte.

“Kemi ardhur për rekreacion për këto vajzat e reja, por ja sikur nuk po punon. Vetëm nëse ka pasur ndonjë njoftim të ri nuk e di. Ne e shikuam dje, ja shikoni tani duhet të kthehemi në shtëpi. Mungojnë, Shkupi është qytet i madh, më herët kishte në më shumë vende më afër qendrës… Ne jemi prej Kisella Vodës, por ato janë nga Berova, deshën të shohin se si në Shkup kalohet koha”, u shpreh një qytetar.

Pishina “Boris Trajkovski” vazhdon të mbetet më e preferuara për numrin më të madh të qytetarëve që preferojnë notin. Përgjegjësit na njoftuan se këtë pishinë e frekuentojnë 500 deri në 700 persona në ditë.

“Notojmë shembull një orë në ditë, kur them paguajmë 300 denarë, mund të jetë pak më shumë se sa duhet, por në ditët e sotme gjithçka është shtrenjtë, kështu që tani mund të thuhet se ky është një çmim normal, por nëse e shohim realisht është shtrenjtë, 300 denarë për një hyrje. Pishinat e hapura janë më shumë për shoqërim dhe argëtim dhe nuk mund të notosh aty, ka shumë njerëz, si për shembull aqua parku, nga 500 njerëz, kështu që mendoj se është më mirë për not, më lehtë”, tha një tjetër qytetar.

“Unë nuk jetoj afër, prandaj nuk vij shpesh. Vi njëherë në javë që të relaksohem. Paguajmë nga…ka çmime të ndryshme, për shembull për një ardhje është 300 denarë, që mendoj se e kanë shtrenjtuar se më herët ishte 200. Paguhet po ashtu si mujore, nuk e di, 1500 mendoj se ishte…Unë jetoj në Lisiçe të Poshtme, pak larg, edhe atje ka një pishinë, por është e hapur për argëtim, nuk është për not serioz. Mendoj se definitivisht duhet të ketë më shumë pishina, pak më herët biseduam me shokët se nuk ka shumë pishina dhe këtu bëhet shumë turmë”, u shpreh një qytetar.

“Kemi mjaftueshëm vende, për shembull ‘aqua parku’ që është, ‘Voen bazen’ në Aerodrom, pishina ‘Olimpiski’, mendoj se po… ‘Voen bazen’ dhe në Ohër”, tha një tjetër qytetar.

Mungesa e pishinave detyron shumicën e qytetarëve që për shmangie të temperaturave të larta të ikin jashtë qytetit apo edhe jashtë shtetit. /Alsat.mk