Temperaturat e larta rikthejnë zjarret

Temperaturat e verës kanë kthyer zjarret nëpër fusha dhe male, të shkaktuara, më së shumti, nga banorët që pastrojnë arat e tyre dhe ata që lëvizin nëpër pyje. Numri i zjarreve i cili vitin e shkuar kaloi shifrën prej 200, sivjet është dyfishuar, thotë komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë. Nga policia e Tetovës, rikujtojnë qytetarët se për shkaktim të zjarrit dhe varësisht nga dëmi i shkaktuar, dënimet përveç në para, mund të shkojnë edhe deri në pesë vite burg.“Shumica e këtyre zjarreve në intervenimet tona, paraqitet në sipërfaqe të hapura apo në natyrë. Në paraqitjen e zjarreve, si shkaktar i tyre është numër një faktori njeri. Shfrytëzoj rastin të apeloj deri tek bujqit që të jenë shumë të kujdesshëm, dhe mos të ndezin zjarre në natyrë”. 

Marketing