Temperaturat e larta, shkrin asfalti në Turqi

Temperaturat e larta të ajrit kanë shkaktuar shkrirjen e asfaltit në disa rrugë në Denizli të Turqisë.

Marketing

Administrata Meteorologjike tha se lagështia në qytet ka arritur në 37 për qind. Temperatura e ajrit arriti deri në 42 gradë celsius.

Për shkak të shkrirjes së asfaltit në autostradën Denizli – Antalia në vendndodhjet Cankurtaran dhe Gokpinar, automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë, raporton Anadolu Agency.

Këmbësorët gjithashtu kanë pasur vështirësi në kalimin e rrugës. Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët.

“Asfalti u shkri për shkak të vapës dhe automjetet e tjera kishin vështirësi në qarkullimin normal“, tha shoferi Muhittin Çinar, automjeti i të cilit u nxeh dhe ngeci në rrugë.