Një punëtor është lënduar përderisa ishte duke punuar në ndërtimtari. Punëtori ishte duke ndërtuar një objekt në një qendër tregtare dhe pastaj është dërguar në qendrën klinike. Kjo nuk është hera e parë që në vend të shpallet faza e verdhë.
Nga Inspektorati Shtetëror për Punë thonë se prioritet këto muaj i kanë veprimtaritë e rrezikshme, siç janë ndërtimtaria dhe industria e tekstilit.
Ata thonë se ekipet e tyre kanë dalë në terren me aq resurse sa posedojnë dhe theksojnë se shumica e punëdhënësve e respektojnë orarin e ndaluar për punë në këtë kohë.
“Pas apelit, bëjmë kontrolle në ndërtimtari të ndryshme, në fabrika të tekstilit dhe gjithandej. Nëse vazhdohet me punë, ne japin ndalesë për punë, e cila është e lidhur me sanksione. Këto dy javë kur po punohet intensivisht, ka ndalesa për punë. Aty ku inspeksioni veç më ka qenë, respektohet ndalesa.
Megjithatë, qytetarët që shohin se po punohet në këtë kohë, lirisht të na tregojnë, të lajmërohen në numrin tonë, apo në e-mail, ne do të dërgojmë ekipe me resurset që i kemi në dispozicion”,- deklaroi Grozdanka Tileva nga Inspektorati Shtetëror për Punë.
Nga Ndihma e shpejtë thonë se është shtuar numri i thirrjeve për shkak të motit të nxehtë dhe rekomandimet vazhdojnë që qytetarët të përdorin më shumë lëngje dhe ushqim të lehtë, si dhe të shmangin daljet prej në orën 11 deri në 17.
“Në këto temperatura të larta mosha nuk ka fare rëndësi, e rëndësishme është që të mbrohet organizmi nga dehidrimi, posaçërisht punëtorët e ndërtimtarisë të mos punojnë në ambient të hapur në këtë periudhë që është e ndaluar”,- tha mjekja në Ndihmën e shpejtë, Lidija Kucullovska.
Sinoptikanët thonë se prej sot deri të premten do të ketë ndryshim të motit me shi dhe bubullima.
“Në orët e pasdites do të kemi mot jostabil, me reshje të shiut dhe bubullima, dhe për shkak të energjisë së madhe në atmosferë do të ketë paraqitje të breshrit dhe erës nëpër zona të caktuara, por prapë do të mbajë mot i nxehtë”,- u shpreh sinoptikania, Kostadinka Arsovska.
Nga Enti Hidrometeorologjik informojnë se nga dita e shtunë do të ketë rritje të temperaturave.