Temperaturat ekstreme në Evropë/ BE i vjen në ndihmë Greqisë, dërgon avionë zjarrfikës

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të dërgojë avionë zjarrfikës për të luftuar zjarret në Greqi pasi Athina kërkoi mbështetje nga vendet anëtare, pas shpërthimit të zjarreve ditën e djeshme.

 Zëdhënësi i Komisionit Evropian Janez Lenarcic tha se katër avionë zjarrfikës Canadair do të dërgohen në vend nga Italia dhe Franca pas aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes civile të bllokut.

Marketing

Flakët në disa fronte në zonën e madhe të Athinës i kanë zbehur forcat, pavarësisht se autoritetet greke tashmë janë ndihmuar nga zjarrfikësit rumunë.

Lajmi për ndihmën erdhi pasi u njoftua se zjarret ishin rindezur në zonën e Dervenochoria, rreth 30 milje në veri të Athinës.

I nxitur nga erërat e lëvizshme, zjarri jo vetëm që ishte i vështirë për t’u frenuar, por ishte përhapur me një shpejtësi të tillë, saqë disa vendbanime tani ishin nën urdhrat e evakuimit.

Rreth 250 zjarrfikës me ndihmën e 75 kamionëve dhe avionëve që hedhin ujë po luftojnë për të shuar flakët e shpejta.

Meteorologët thonë se me erërat e parashikuara në rritje, e mërkura do të jetë një ditë “jashtëzakonisht e vështirë”. Parashikimet e erërave që do të shuhen të enjten do të sjellin lehtësim në frontin e zjarrit në pyll, por ekspertët thonë setemperaturat kanë të ngjarë të tejkalojnë nxehtësinë ekstreme të fundjavës së kaluar, si në aspektin e intensitetit dhe kohëzgjatjes.