Fillimi i dobët i sezonit për Manchester United ka bërë që kryesia e klubit bëjë gati zëvendësuesit eventual të Erik ten Hag.
Holandezi po kalon momente të vështira në “Old Trafford” dhe klubi duket se ka bërë gati listën e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë atë.
Sipas The Times, ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, si dhe trajneri i Sportingut, Ruben Amorim, kryesojnë listë.
Pavarësisht rezultateve Ten Hag beson se do ta rikthej formën e “Djajve të Kuq”.
Ai në një intervistë ka thënë se është vetëm çështje kohe, kur United do të fillojë marr rezultate.
Ndeshja e radhës për United do të jetë në Premier League, ku do të përballet me Fulham.