Tender i ri për “Finger Print”, Dashtevski: Zgjedhjet lokale nuk do të shtyhen

Nuk do të lejohet shtyrja e Zgjedhjeve Lokale, ka pohuar kështu kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski. Tenderi i ri për pajisjet biometrike për gjurmët e gishtërinjve të votuesve, që duhet të përdoren në Zgjedhjet Lokale të vjeshtës, me vlerë prej rreth 12 milionë euro, është shpallur dhe aparaturat pritet të arrijnë në kohë e do të ketë edhe kohë të mjaftueshme për trajnimin e atyre që duhet të përdorin këto aparatura. Sipas numrit të vendvotimeve, do të duhet të sigurohen rreth 400 mijë terminale. Sipas tij, pjesa e dytë e tetorit është afati i pranueshëm për KSHZ për organizimin e zgjedhjeve, sepse afatet të cilat janë vendosur në shpalljen e tenderimit janë fleksibile dhe lë hapësirë të mjaftueshme që KSHZ të jetë e përgatitur.

Marketing

“Shpallja është publikuar mbrëmë dhe afatet po ecin dhe e njëjta do të përfundojë deri në fund të muajit në vijim, dhe nuk do të ketë kurrfarë shtyrje sepse afati është fleksibil. Në tani muajve të verës do ta njoftojmë kryetarin e Kuvendit se kur jemi të gatshme që të mbahen zgjedhjet lokale. Të gjitha procedurat janë në vijim dhe besoj se në pjesën e dytë të tetorit do të jemi të gatshëm t’i realizojmë zgjedhjet lokale.”,- tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Tenderi paraprak i hapur në maj u anulua të premten, pasi KShZ kapi një gabim në specifikim. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka nisur ndërkohë edhe zgjedhjen e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve në njësitë komunale zgjedhore, nga të punësuarit e administratës lokale dhe qendrore, si dhe nga administrata e Qytetit të Shkupit, përmes përzgjedhjes elektronike. Janë ndarë edhe mjetet për rregullimin e hapësirave së njësive lokale të KShZ–së.