Radev: Shkupi të plotësojë kushtet, duam garanci

Për zgjerim të BE-së me Maqedoninë e Veriut Bullgaria duhet të sigurojë disa garanci, ndërkaq presidenca portugeze mund të ndihmojë në gjetjen e qasjes konstruktive, qasje që duhet të mbështetet në respektimin e qëndrimeve dhe problemeve mes Sofjes dhe Shkupit. Kështu ka deklaruar presidenti bullgar Radev pas takimi të tij me presidentin e Portugalisë, Marselo de Souza. Në raport me Shkupin, Radev ka ritheksuar nevojën për kthimin e besimit mes dy vendeve, ndërkohë tha se Shkupi para vetes ka një listë kushtesh që duhet plotësuar në drejtim të gjetjes së zgjidhjes përfundimtare.

Marketing

“Qasja portugeze duhet të bazohet në respektimin e qëndrimeve, pozicioneve dhe problemeve të shteteve për të cilat flasim. Në bazë të kësaj qasjeje shoh hapje të perspektivës për vazhdim intensiv të dialogut, për zhvillim të udhërrëfyesve adekuat, dokumenteve adekuate dhe raporteve në të gjitha strukturat të cilat do të na jepnin garancitë, që të bindemi se procesi i zgjerimit do të jetë efikas, stabil dhe i pakthyeshëm.”,- tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.