Tenderët qeveritarë, ASh-AAA: Miliona për kompaninë e deputetit të BDI-së

Koalicioni ASh-Alternativa akuzoi Qeverinë për përfshirje në krim dhe korrupsion. Sipas tyre, lidhja e politikës me oligarkët duket fare qartë në tenderët milionësh që i janë ndarë kompanisë “Pucko Petrol” të familjes së deputetit të BDI-së, Ismail Jahovski, e cila, nga janari i vitit 2020, ka përfituar mbi 31 milion euro nga institucionet qendrore dhe lokale, mbi 2 milion euro vetëm nga komunat që qeverisen nga BDI.

Marketing

Sipas opozitës, tenderët janë shpërblim për blerje votash në zgjedhjet e fundit.

“Fitimi i të gjithë këtyre tenderëve nga Ismail Jahoski,tek institucionet qendrore dhe lokale konfirmon edhe njëherë dyshimet e thella mbi rezultatin zgjedhor të 15 korrikut, në veçanti në zonën pesë për blerje të votës, prandaj nuk është e rastit që Republika e Maqedonisë së Veriut konsiderohet si shtet me regjim hibrid dhe me nivele rekorde të korrupsionit, tashmë jo vetëm nga opozita, por edhe nga “Transparency International” dhe “Economist”. Publikisht u bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror për Luftë Kundër Korrupsionit si dhe Prokurorisë, që të merren shumë seriozisht me këtë rast për të shpjeguar opinionit se si është e mundur që një kompani e lidhur me një deputet të një partie politike, në këtë rast BDI-së, të fitojë kaq shumë tenderë.”,- tha Omer Ajdini nga ASh-AAA.