Teniseri i ri nga Italia e çon Djokovicin te shpija

Novak Djokoviq ka pësuar disfatë tronditëse në tri sete kundër italianit 21 vjeçar, Lorenzo Musetti, në rrethin e tretë të Monte Carlo Master.

Marketing

Djokoviq, 35 vjeç, e fitoi setin e parë, por në fund pësoi humbje 4-6 7-5 6-4 në një ndeshje të ndërprerë për një orë nga shiu.

Kjo është fitorja më e madhe në karrrierë për Musettin, i cili do të përballet me bashkatdhetarin Jannik Sinner në çerekfinale.

“Jam shumë krenar me veten dhe mund ta shoh në ekran, po e kam vështirë të mos qaj sepse është ëndërr për mua” ka thënë italiani pas fitores historike për të.