Tension në Barcelonë, Messi injoron blerjet e reja

Kjo merkato shënon transferimin e emrave të bujshëm në skuadra të ndryshme. Por të marrësh një lojtar të talentuar nuk do të thotë domosdoshmërisht që ata do të përshtaten me ekipin dhe grupin.

Marketing

Kjo gjë po ndosh pikërisht tek skuadra e Barcelonës. Pas afrimit të Antoine Griezmann dhe Firpo-s, në kampin blaugrana ndihet një tension mes tyre dhe Lionel Messit. Ky i fundit paraqitet i pakënaqur me afrimin e Griezmann pasi francezi e refuzoi Barcelonën një vit më parë. Vihet re që mes tyre është futur portieri Ter Stegen duke u munduar të afrojë dy lojtarët me njëri-tjetrin. Të jesh shokë ekipi nuk do të thotë që të kesh patjetër miqësi me atë lojtar por harmonia në skuadër duhet të egzistojë në mënyrë që edhe skuadra të funksionojë.

Një tjetër mosmarrëveshje vjen nga ana e Firpos. Lionel Messi nuk ka marrëdhënie të mirë me lojtarin pasi ai e ka ofenduar. Në një postim disa vite më parë në rrjetin e tij social Firpo shkruan: “Shpresoj që ky mi m… të dëmtohet dhe të vdesë sa më shpejt. Shpresoj që të mos shënojë më gola biri i k…”
Por Firpo ka shpjeguar se ky postim është një akt fëmijënor dhe se e bëri me qëllim që të acaronte një shok i cili ishte fans i Barcelonës dhe i Lionel Messit. Ai gjithashtu “thur lajka” për argjentinasin duke e quajtur lojtarin më të mirë në botë dhe që meriton ta fitojë topin e artë çdo vit. Një veprim ky që nuk duket të ketë ndikim në mendimin e Lionel Messit.
Trajneri katalanas Valverde, duhet që të mbledhë ekipin dhe të krijojë harmoni mes tyre për të vijuar sa më mirë sezonin.