Tifozët e PAOK-ut me slogan: Maqedonia është një dhe është këtu

Një pllakat me mbishkrimin në gjuhën angleze “Maqedonia është një dhe është këtu” (Macedonia is one and only and it’s here) vendosën tifozët e PAOK-ut gjatë ndeshjes së djeshme të futbollit me Ajaksin e Holandës në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Marketing

Panoja me sloganin, në tribunën e stadiumit “Tumba” në Selanik ishte vendosur para fillimit të ndeshjes dhe qëndroi aty deri në fund.

Bëhet fjalë për panonë e njëjtë të cilën tifozët e klubit të futbollit të Selanikut edhe në të kaluarën e vendosnin në tribunën kur ishin nikoqir, si gjatë kohës së ndeshjeve me ekipet evropiane, ashtu edhe të atyre nga kampionati vendor, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing