Ballina Lajme Rajon Tensione në Kuvendin e Serbisë, deputetët i sulen Vuçiq-it (VIDEO)

Tensione në Kuvendin e Serbisë, deputetët i sulen Vuçiq-it (VIDEO)

Tensione të vazhdueshme pati në seancën e sotme parlamentare në Kuvendin e Serbisë.
Deputetët e opozitës raportohet t’i jenë sulur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marketing

Të njëjtit si fillim janë dëgjuar teksa brohorisnin “tradhti, tradhti, Kosova është zemra e Serbisë”,e më pas kanë shkuar në vendin ku Vuçiq ishte ulur.

Në të njëjtën kohë raportohet se ishin edhe deputetët e SNS-së të cilët janë drejtuar drejt kësaj tryeze, ndërsa përleshja raportohet të ketë zgjatur rreth 15 minuta ndërsa më pas ndërhyri edhe sigurimi i Kuvendit.

Vuçiq theksohet se gjatë kësaj kohe ishte i ulur ndërsa u bëri thirrje deputetëve të SNS-së të jenë të qetë dhe të lejojnë opozitën të “tregojë fytyrën”.

Po ashtu ai tha se deputetët e opozitës i kanë shkaktuar Serbisë dëme të mëdha me cirkun që krijuan në Parlament.

E gjithë kjo situatë u krijua pas thirrjes së Boshko Oradoviq, i cili i bëri thirrje Kuvendit që të bëjë thirrje për refuzim të planit franko-gjerman.

Ndryshe Vuçiq është deklaruar sot para deputetëve serbë, në lidhej me situatat e krijuara në raport me Kosovën.

https://zebra.cdnja.co/v/zb/ZBk0W.mp4?token=huTWTZRnCVEtHhwAstgArA&expires=1675345879

Exit mobile version