Tensione në shkollën e mjekësisë “Pançe Karagjozov”! Profesorët kërkojnë ndihmësdrejtor shqiptar

“Ti përfaqëson drejtoreshën, t’i sqarojmë disa gjëra. Unë përfaqësoj shkollën kur drejtoresha është në pushim vjetor. Shkollën përfaqëson? Jo shkollën nuk mund ta përfaqësosh, ja kush e përfaqëson shkollën.”

Marketing

Kështu nisi debati mes profesorëve dhe sekretares së shkollës të mjekësisë “Pançe Karagjozov”. Profesorët ankohen se pas ardhjes së drejtoreshës aktuale disa gjëra kanë ndryshuar dhe ato ndjehen të margjinalizuar. Profesorët theksojnë se injorohen në çdo aspekt duke u lënë anash edhe në procesin e organizimit arsimor. Sipas profesorit Sherif Selimit ata kërkojnë transparencë dhe të përfillen ashtu siç duhet.

“Ne këtu nuk jemi 5%, 10% por ne jemi më shumë se 45 % dhe të luhet me fatin e fëmijëve kjo nuk është në rregull se është shumë normale se kur nuk ke zot shtëpie ajo shtëpi nuk funksionon. Këtu janë akumuluar shumë probleme dhe unë nuk e shoh zgjidhje edhe nëse zgjidhet një ndihmës drejtor shqiptar përderisa nuk përfillemi ne dhe më tutje do të vazhdojë e njëjta mospërfillje. Ne duhet ta kemi statusin tonë që na takon. Në radhë të pare kërkojmë të përfillemi të trajtohemi si qytetar të këtij shteti dhe jo të dukemi sikur jemi qiraxhinj”, theksoi Sherif Selimi, ish ndihmës drejtor-profesor.

Со едноставен трик трајно излечете ја габата на вашите стапала!
Sekretarja e shkollës Linda Çiçes tha se deri tani shqiptarët kanë qenë të përfaqësuar, por presin derisa drejtoresha të vendos për një njeri adekuat sepse ndihmës drejtorit paraprak i ka përfunduar mandati e këtë mund ta argumentojnë me dokumente.

“Ankesat e kolegëve ishin që zotëria në fjalë që është zgjedhur ndihmës drejtor sikur qenka zgjedhur për palën shqiptare d.m.th ata nuk kanë kërkuar informata përkundrejt drejtoresha ka qenë transparente ka dërguar edhe informata dhe njoftime që zotëria në fjalë ka qenë për palën maqedonase, ku për momentin tha derisa ne nuk kemi ndihmës drejtor shqiptar mund të drejtoheni te psikologja e shkollës e cila do ta mbajë rendi”, theksoi Linda Çiçes, sekretare e shkollës.

Kjo shkollë ka 1200 nxënës maqedonas dhe 1000 shqiptarë, ndërsa sipas sekretares janë dy ndihmës drejtor maqedonas dhe një duhet të jetë shqiptarë, ndërsa profesorët thonë se janë tre.

“Më trego në bazë të Ligjit dhe paraleleve çka janë në shkollë sa orë të lira janë që i shpërndani për ata ndihmës që rrinë në zyre dhe nuk mbajnë orë të mësimit, sa janë 80 janë 100. Nëse maqedonasit mund të kenë dy ndihmës drejtorja, një koordinator dhe një drejtor, ne pala shqiptare vetëm me një ndihmësdrejtor as në ëndërr nuk do ta sheh dikush.”

Исчистете ги крвните садови и регулирајте го крвниот притисок со природни капки кои потрошиле милијарди долари
Nga qyteti i Shkupit theksojnë se me Ligj nuk parashihet ndihmësdrejtor në shkollat e mesme dhe se qyteti i Shkupit nuk e cakton, por përcaktohet në bazë të disa kritereve. Pas kësaj situate ata kanë vepruar menjëherë për të konstatuar gjendjen.

“Ndihmësdrejtori nuk është punë, por detyrë e caktuar nga drejtori i shkollës një mësuesi ose bashkëpunëtori profesional të shkollës, ku sipas kritereve të cekura i njëjti person duhet të kryejë mësimdhënie me kohë të pjesshme”, thonë nga Qyteti i Shkupit

Ndryshe, Selimi tha se ata janë për zgjidhje dhe nëse problem nuk tejkalohet do të koordinohen për të marrë hapat e duhur dhe do t’i informojnë të gjithë për problemin në fjalë.