Tensionet në Lindjen e Mesme, pezullohen fluturimet në Tel Aviv e Bejrut

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme pas vrasjes së liderëve të Hamasit ka sjellë edhe pezullimin e fluturimeve të disa kompanive europiane drejt Tel Avivit dhe Bejrutit.

Marketing

Kështu linja ajrore ITA ka pezulluar fluturimet për dhe nga qyteti izraelit i Tel Avivit deri më 6 gusht.

“Për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe për të ruajtur sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazheve të saj, Ita Airëays ka vendosur të pezullojë linjën duke filluar nga dje. Situata po evoluon vazhdimisht”, lexojmë në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të linjës ajrore italiane.

Edhe kompania ajrore gjermane Lufthansa dhe Swiss Swiss njoftuan gjithashtu pezullimin e të gjitha fluturimeve për në Tel Aviv deri më 8 gusht.

Të dy kompanitë kanë zgjatur gjithashtu anulimin e fluturimeve për në kryeqytetin libanez Bejrut deri më 12 gusht.

Tensionet në rritje midis Izraelit nga njëra anë dhe milicëve të Iranit dhe Hezbollahut nga ana tjetër janë bërë shumë shqetësuese.