Në veri të Kosovës situata është e tensionuar prej 6 ditës, ku disa serbë bllokojnë pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut për shkak të reciprocitetit të targave.Protestuesit serbë në disa vende kanë ngritur edhe barrierë zhavorri, ndërsa Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur nga serbët që kundërshtojnë këtë vendim të qeverisë së Kosovës.
Për situatën në veri të Kosovës, Report Tv kontaktoi me NATO-n, të cilat iu përgjigjen me të njëjtën deklaratë që dhanë për situatën ku kërkojnë uljen e tensioneve mes dy palëve, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të dialogojnë.
“NATO bën thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të dialogoni. Mandati KFOR-it mbetet për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, shkruan në deklaratën e NATO-s.Për situatën në veri ka pasur edhe provokime nga Serbia , e cila ka sjellë afër kufirit forcat ushtarake dhe avion luftarakë patrullojnë në ajër, ndërsa nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se këto janë provokime të Vuçiç po tentojnë të nxisin konfliktin rajonal. Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bën thirrje ndërkombëtarëve që mos t’i injorojnë sulmet por të ndalojnë regjimin e Vuçiçit.