Tensionet Ukrainë-Rusi, NATO zhvendos stafin nga Kievi

NATO ka vendosur të mbyllë përkohësisht zyrën e saj në Kiev dhe të transferojë stafin në Bruksel dhe Lviv, për arsye sigurie.

Aleanca po monitoron dhe vlerëson situatën rreth Ukrainës dhe po merr masat paraprake të nevojshme.

“Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor për NATO-n, kështu që stafi u zhvendos në Lviv dhe Bruksel. Zyrat janë ende funksionale në Ukrainë”, është shprehur një nga zyrtarët e aleancës.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia njoftuan javën e kaluar vendimin e tyre për të zhvendosur ambasadat e tyre nga kryeqyteti ukrainas në qytetin perëndimor të vendit, Lviv, për arsye sigurie.

Norvegjia nuk e ka bërë ende një gjë të tillë dhe po ndjek nga afër zhvillimet.

Marketing