Tensionohet situata në Zveçan/ Digjet një automjet, raportohet për të plagosur

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR ka ndërhyrë pasditen e sotme për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan.

Marketing

Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

KFOR ka përdorë gaz lotsjellës, ndërkohë protestuesit kanë gjuajtur me sende të forta në drejtim të ushtarëve.

Siç raportohet nga mediat kosovare, janë plagosur disa pjesëtarë të KFOR-it, ndërkohë është djegur edhe një automjet.

Protesta e serbëve në komunën e Zveçanit nisi në mënyrë paqësore, por degradoi me kalimin e orëve, aq sa protestuesit gjuajtën në drejtim të KFOR-it me sende të forta.

Marketing