Gjatë protestave të së enjtes, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u gjuajt me këpucë nga një person 50 vjeçar që është indetifikuar si Ilaz Katira.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë për 50 vjeçarin Iljaz Katira.
Ai qëlloi me këpucë kryeministrin Edi Rama përpara Spitalit të Traumës të enjten e shkuar, ku kreu i qeverisë shkoi për të vizituar policët e plagosur pas protestës së dhunshme para parlamentit.
Pas vizitës, në një prononcim për mediat para spitalit, Rama tha se humbja e gishtave të dorës nga efektivja e policisë vendosi vijën e kuqe mes paligjshmërisë dhe mbrojtësve të ligjit.
Prononcimi i tij u ndërpre nga thirrjet e banorëve të Astirit, të cilët njëzëri bërtisnin: Turp! Turp!
Mësohet se policia shoqëroi disa prej tyre ndërsa Rama fliste për gazetarët.