Tentoi të hidhej në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj, policia pengon 27-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme kur një nënë bashkë me 4 fëmijët e saj ka tentuar të hidhet në lumin Buna.

Marketing

Ka qenë ndërhyrja e policisë që ka penguar 27-vjeçaren të mos ndërmarrë aktin tragjik.

Sipas policisë, rreth orës 14:15, një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, “bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç”

“Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë. Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas informacioneve paraprake, 27 vjeçarja ka qënë tek banesa e të atit teksa ka marrë fëmijët dhe është drejtuar për lumin Buna. I ati ka lajmëruar policinë duke dyshuar se e bija nuk ishte mirë nga gjendja psikologjike.

Menjeherë patrulla është nisur drejt urës së Bunés teksa e kanë gjetur duke tentuar të hidhej së bashku me fëmijët. Burime bëjnë me dije se 27- vjeçarja ishte në proces divorci.

Ndërkaq, 27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Kjo ngjarje pason tragjedinë e rëndë që ndodhi në muajin maj të këtij viti kur 39-vjeçarja Alma Arrazi u hodh në lumin Buna së bashku me 3 fëmijët e saj, 3, 8 dhe 9 vjeç.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 2 Majit 2024, ndërsa u zbulua dy ditë më vonë kur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e vajzës 9-vjeçe. Ndërsa më pas u gjetën trupat e dy fëmijëve të tjerë 3 dhe 8 vjeç. Për këtë ngjarje u arrestua dhe u la në qeli bashkëshorti i të ndjerës, Erdgys Arrazi.

/rtsh.al/