Tentuan të merrnin kredi të shpejta me një letërnjoftim të huaj, kallëzim penal për dy persona nga Shkupi

MPB ka parashtruar kallëzim penal ndaj personave Xh.L. (29) nga Shkupi dhe F.B. (25), gjithashtu nga Shkupi, pasi të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur një letërnjoftim të humbur, për të marrë kredi të shpejta.

Marketing

“Të raportuarit kanë gjetur një letërnjoftim të humbur të një personi nga Shkupi dhe gjatë muajit nëntor 2022 me letërnjoftim të gjetur, duke pretenduar rrejshëm se është personi me të dhënat nga letërnjoftimi, në dy degë të ndryshme të kompanive financiare, në dy raste, secili veçmas, u përpoqën të merrnin kredi të shpejtë dhe në këtë mënyrë u përpoqën të mashtronin nëpunësin administrativ për t’u dhënë kredi të shpejtë”, thonë nga MPB.

Marketing