Terapia e kombinuar me klorkinin dhe azitromicin ka nisur të aplikohet por jo edhe te pacientët me anomali të zemrës, pasiqë tek ata paraqiten efekte të padëshiruara.
“Do të duhet të bëhen analiza të detajuara kardiologjike. Kjo u bë tek të gjithë pacientët. Te një pjesë është aplikuar terapia, ndërkaq për pacientët tjerë të cilët janë në mjekim shtëpiak jemi në fazën e përgatitjes së transportit të tyre deri në klinikën e sëmundjeve infektive. Në përputhje me statusin e tyre kardiologjik do të vendoset dhënia e terapisë në klinikë.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.