Tërbohen tifozët maqedonas të klubit të hendbollit Vardari i Shkupit. Pas fitores së sotme dhe shpalljes Kampion Evrope, tifozët dhe qytetarë të shumta maqedonas kanë festuar sonte në sheshin Maqedonia dhe rrugë të shumta në Shkup, dhe si gjithmonë – shqiptarët kanë qenë ata që fyhen dhe nënçmohen madje edhe në kohë feste, shkruan gazeta KOHA.
“Vdekje shqiptarëve” është ulëritur pothuajse nga të gjithë maqedonasit që po festonin në shesh, ndërsa janë dëmtuar dhe shkatërruar vetura të shtetasve kosovarë që sonte kishin ardhur në Shkup ta ndjekin koncertin e këngëtarit të madh botëror – Sting.Në rrjetet sociale, qytetarë të shumtë nga Kosova janë ankuar se huliganë maqedonas kanë dëmtuar rëndë veturat e parkuara nëpër vende të ndryshme në Shkup, vetëm sepsr kanë pasur targa nga Kosova.
Megjithëse është parashikuar se si gjithmonë, huliganë maqedonas dhe tifozë të grupit “Komitët” mund të shkaktojnë incidente, deri më tani policia e vendit nuk ka ndaluar apo arrestuar asnjë huliganë që fyen dhe shkatërron veturat e kosovarëve, ndërsa po shkaktojnë dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike në vend.