Tërë pseudonimet që ka patur Irma Libohova kur ka qenë e vogël

Mbrëmja e të mërkurës që lamë pas na ktheu pas në retrospektivë, në Soiree me Jonida Shehun në Top Channel.

Marketing

Robert Radoja, Suzana Turku, Keti Gjonçaj, Irma Libohova, Myfarete Laze e të tjerë u mblodhën mbrëmjen e kaluar për të folur e për të kujtuar këngët e bukura të fëmijërisë.

Teksa po bisedonte me moderatoren dhe autoren, Irma ka treguar edhe një detaj që nuk e paskemi ditur.

“Unë di që ti ke pasur shumë pseudonime kur ishe e vogël.. micka!”, – u shpreh Jonida, e pasur nga një pohim nga Irma.

“Po kam pasur [qesh]!”, – u shpreh Irma. “Çerr, cindërr… çerr më ka thënë Luan Zhegu se isha e vogël. Kurse babi më thoshtë bërthac. Po i shkuan shtatit tim që nuk u rrit kurrë!”

Që Irma do kishte kështu pseudonimesh nuk na e kishte marrë kurrë mendja!