Tërmet 7.2 ballë Rihter në Rusi

Një tërmet 7.2 ballë Rihter ka goditur në afërsi të gadishullit Kamchatka të Rusisë të shtunën mbrëma, ndërsa është lëshuar paralajmërim për cunami, njofton “Sky News”.

Marketing

Tërmeti është regjistruar në thellësi rreth 51 kilometra, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdhetare.

Tërmeti goditi rreth orës 21:10 të shtunën, ndërsa epiqendra ishte rreth 80 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamachatsky, që ka popullatë rreth 150 mijë banorë. Nga mediumet ruse është thënë se nuk ka dëme të mëdha.

E si pasojë e tërmetit është raportuar se ka shpërthyer vullkani Shiveluch.