Tërmet i fortë në Itali, dëmtohet Katedralja e Sienës

Një tërmet me magnitudë 3.7 është ndjerë në provincën e Sienës në Itali, duke shkaktuar dëme në zonën e pagëzimit të Katedrales. Mediat italiane bëjnë të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 4 kilometra në verilindje të Poggibonsi dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Marketing

Pas tërmetit kanë rënë disa suva të Pagëzimores së Katedrales së Sienës, ndërsa po këqyret për konstatimin e ndonjë dëmi edhe brenda Katedrales, e cila ndërkohë është evakuuar. Si masë paraprake, disa rrugë në qendrën historike janë mbyllur për makinat dhe këmbësorët.

Tronditja u regjistrua në orën 12: 19 dhe është ndjerë edhe në Firence dhe në qytetin e Palio.

Pas tronditjes, bashkia e qytetit të Palios vendosi të evakuojë, “si një masë paraprake dhe për të shmangur çdo çështje kritike” Torre del Mangia që ka pamje nga Piazza del Campo dhe Muzetë Qytetare dhe Ujore. Gjithashtu është vendosur që sot dhe nesër të gjithë muzetë komunalë të qëndrojnë të mbyllur. Kompleksi muzeor Santa Maria della Scala gjithashtu. Brenda spitalit antik në momentin e evakuimit ishin rreth 30 vizitorë. Edhe për nesër është urdhëruar mbyllja e kompleksit muzeor. Me urdhër të prefektit të Sienës dhe për të garantuar sigurinë e të gjithëve, u mbyllën menjëherë edhe godinat universitare në Siena. Duke pezulluar aktivitetet.

Në rrjetet sociale, guvernatori toskan Eugenio Giani, shkroi se “tërmeti u ndje nga qytetarët, por nga kontrollet e para për momentin nuk ka dëmtime. Kontrollet vazhdojnë në shkolla dhe godina”.

Shkurtin e kaluar, Siena ishte në qendër të një serie tërmetesh që zgjati për ditë të tëra.

Marketing