Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Një tërmet i fuqishëm ka goditur shtetin kroat.

Marketing

Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC) ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 5.0 të Shakllës së Ritherit ka goditur Kroacinë.

Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur në orën 18:43.

Tërmeti u ndje shumë në rrethinat e Zaës, rreth Posedarës dhe në një pjesë të Likanisë.
Siç raporton index.hr., tërmeti ishte aq i fortë sa që njerëzit kanë braktisur shtëpitë e tyre.

“Në Rabu është ndjerë një valë e fortë goditëse. Nuk ka dridhur, por ka goditur fort, si një shpërthim i erës anësore”, “Qendra e Zarës, në qytetin e vjetër, ka pasur dridhje për 10 sekonda. Ka qenë një tërmet shumë i fortë”, “Një shpërthim i fortë si shpërthim eksploziv dhe dridhje e shtëpisë. Fillimisht u dëgjua një zhurmë dhe më pas 4 tërmete më të vogla. Paklenica”, ishin disa prej komenteve të para të qytetarëve që iu dërguan mediumit të lartcekur kroat.

Ndryshe, autoritetet kroate aktualisht nuk kanë raportuar për viktima apo lëndime të njerëzve, si dëme materiale. /Telegrafi/