Tërmet më magnitudë 5.9 në detin Adriatik, ku u ndjenë lëkundjet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 të shkallës rihter është ndjerë  mesditën e sotme në detin Adriatik.

Marketing

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane e Tërmeteve, bëhet me dije se epiqendra ka qenë jo shumë larg nga qyteti i Barit. Tërmeti ishte me thellësi 60 km dhe distanca e saj ishte 120 km nga Kroacia dhe 68 km nga Vieste e Italisë.

Sipas raportimeve të deritanishme nuk ka të lënduar apo dëme materiale.