Tërmet në Bosnje e Hercegovinë, dridhjet ndjehen dhe në Kroaci

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot Bosnje e Hercegovinën, derisa dridhjet janë ndjerë edhe në Kroaci.

Marketing

Sipas të dhënave të EMSC, qendrës sizmologjike mesdhetare, tërmeti kishte epiqendrën 39 kilometra veriperëndim të Zenicës, në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 29 kilometra në verilindje të Knezhevit.

Tërmeti është ndjerë në tërë territorin e Bosnje e Hercegovinës, e vendi që më së shumti ndjeu lëkundjet e tokës janë qytetarët e Teshnjas – që thanë se zgjatën rreth 20 sekonda.

Dridhjet i ndjenë edhe ata në Travnik, Zenicë, Zavidoviq, Çelnicë, Banja Llukë dhe Gradaç.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.